E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, vritet me thikë 19-vjeçari nga Gjilani

Një 19-vjeçar nga Gjilani i Kosovës është masakruar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë gjimnazit të Gjilanit në Kosovë, kur 19-vjeçari me inicialet S.G, është therur me thikë. Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjeve të shumta me thikë. Sipas policisë, dyshohet se 19-vjeçari ka debatuar me tre persona të cilët më pas e goditën atë me thikë.
Disa orë pas ngjarjes, policia ka ndaluar tyre persona si autorë të dyshuar të krimit, ndërsa nuk bëhen të ditura emrat e tyre dhe motivi i ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›