E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi i rrit popullaritetin Berluskonit

Sipas një sondazhi të publikuar sot, popullariteti i kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, e kaloi kufirin e 50 përqindëshit pas sulmit që shkaktoi një valë simpatie ndaj tij. Madje edhe votuesit kundërshtarë kanë shprehur simpatinë e tyre ndaj numrit një të ekzekutivit italian. Një javë më parë në Milano, Berluskoni, 73 vjeç, u godit në fytyrë nga një person i sëmurë mendor. Një sondazh i bërë nga ISPO dhe i botuar në gazetën italiane ''Corriere della Sera'' tregoi se sulmi kishte rritur popullaritatin e Berluskonit në 55,9 për qind nga 48,6 që ishte në mes të nëntorit.
Sulmi i 13 dhjetorit kundër Berluskonit tronditi shumë qytetarë italianë dhe hodhi dyshime për rikthimin e viteve të errëta të dhunës politike që përfshiu vendin gjatë viteve '70-'80.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›