E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet, Papa bën thirrje për paqe në botë

Pesë ditë përpara krishtlindjes, papa benedikti i 16 ka lancuar mesazhin e tij të përvitshëm për këtë sezon festash, nga ballkoni i Vatikanit. Jo për të parën herë, thirrja e tij dhe mesazhi adresohej për paqen në botë. "Bethlehemi është simbol i paqes, edhe në tokën e shenjtë dhe në të gjithë botën , por fatkeqësisht, në ditët e sotme, Betlehemi duket se nuk përfaqëson paqe të qëndrueshme, por një paqe të arritur me vështirësi- tha pontifi gjerman, duke iu adresuar ithtarëve në sheshin Shën Peter. Ne deklarimet përpara lutjes të së dielës , Benedikti i 16-të shtoi se zoti, nuk dorëzohet kurrë përpara këtyre gjërave. "Sot, si në kohën e Jezusit, shtoi Ratzinger, krishtlindja nuk është një rrëfenjë për fëmijët, por përgjigjja e dhënë nga zoti për dramën e njërëzimit, në kërkim të paqes së vërtetë- tha Papa Benedikti i 16-të. Ati i shenjtë bekoi të gjithë besimtarët katolikë , jo vetëm ata të pranishëm në shesh, por në mbarë botën dhe uroi gëzuar Krishtlindjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›