Vdes i dyshuari për krime lufte në Kroaci

Një i dyshuar për krime lufte ka vdekur sot në Kroaci. Ish zyrtari i lartë rajonal i Bashkësisë Demokratike Kroate, Gjuro Brodarac, ka vdekur nga sëmundja e zemrës, tri javë pasi ishte arrestusar për shkak të dyshimeve për rolin e tij në vrasjen e civilëve serbë në fillim të luftës në Ballkan, në vitet 90.
Mësohet se 67-vjeçari, vdiq në spital në Osijek, ku ai ishte pranuar dje. Ish shef i policisë në Sisak në kohën e luftës, ai ishte arrestuar më 20 qershor, së bashku me ish ndihmësin e tij dhe një ish polic rezerv.
Ata ishin të dyshuar për krime të luftës kundër civilëve serbë në rajonin e Sisakut, në periudhën 1991-1992. Broadarac ishte i dyshuar se është prëgjegjës për vrasjen e 31 civilëve, në mesin e së paku 69 vetëve, që ilegalisht ishin arrestuar dhe torturuar.