E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati "eksodi veror" te Chelsea, do të largohen 5 futbollistë

Chelsea po përgatit një revolucion brenda skuadrës dhe do ta materializojë këtë, në fund të sezonit në muajin qershor, me largimin e disa yjeve. Drejtuesi i klubit londinez Bruce Buck, ka zbuluar për mediat se 5 futbollistë të njohur të "Stamford Bridge" do të lënë skuadrën e Chelsea pas disa muajsh në merkaton verore. Buck shpreson që paratë e fituara nga shitja e 5 futbollistëve që do të jenë shumë miliona, të përdoren për të sjellë emra të njohur tek Chelsea. Bosi aktual i pankinës, Guus Hiddink ka insistuar se do të largohet në fund të sezonit, por sipas Buck Aim und të qëndrojë nëse fiton ndonjë trofe. Biznesmeni amerikan Buck tha: "Do të ketë hyrje dalje të shumta në skuadër këtë verë. Nuk e di nëse do të jenë 3, 4 apo 5 por ne presim të largojmë ata që nuk nevojiten për t'i zëvendësuar me të tjerë" tha Buck.Siç duket te blutë e Londrës po përgatitet një revolucion dhe ata që mund ta pësojnë nga kjo do të jenë edhe futbollistë të njohur.Te Chelsea nuk dihet ende se kush do të jetë trajneri për sezonin e ri pasi Guss Hiding ka deklaruar se do të qëndrojë në pankinën e Chelsea-t deri në fund të sezonit.Megjithatë ajo që bëhet e ditur nga mediat britanike është se te Chelsea po përgatitet për revolucion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›