E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shtyn miratimin për fletët e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër miratimin për fletët e votimit që do përdoren për zgjedhjet e qershorit. Anëtarët e KQZ kanë rënë dakord në parim që të përdoren të njëjta fletë si ato të zgjedhjeve të 2007, ndërsa modalitetet do të përcaktohen gjatë mbledhjes së nesërme.
KQZ do të vendosë për përmbajtjen e fletës së votimit dhe renditjes së partive dhe koalicioneve.Pak ditë më parë KQZ vendosi që edhe kutitë do të përdoren ato të dy viteve më parë, por do të kenë kode të reja sigurie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›