Kosovë,Berisha: Jemi një komb, dy shtete

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi deklaratën e tij për një Shqipëri të Madhe duke deklaruar se Shqipëria e Kosova janë një komb dhe dy shtete të ndryshme. "Nuk ka dy kombe, Shqipëria e Kosova janë një komb e dy shtete të ndryshme", tha ai.
Ai vlerësoi shtetin e Kosovës si faktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon. Sipas tij, në Kosovë po vendosen standarde që vendet e tjera do t'i kenë zili, si për shembull ai i respektimit të pakicave. "Ky është roli i madh i Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon", tha Berisha. Sipas kreut të qeverisë shqiptare në 20 muaj Kosova ka mund të realizojë arritjet më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare më shumë se çdo vend tjetër.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se Kosova është njohur nga 62 vende të botës, është anëtare e FMN-së dhe BB-së, ndaj ekonomia e saj mund të quhet një ekonomi dinamike. Sali Berisha tha se qeveria shqiptare do t'i japë Kosovës portin e Shëngjinit. "Porti i Shëngjinit është gati për Kosovën. Vitin e ardhshëm do nisë edhe projektimi i hekurudhës që do lidhë dy vendet tona", pohoi ai. Po ashtu Berisha premtoi se do të përfundojë rruga Qafë-Morinë-Shkodër, për lidhje të vazhdueshme me pjesën perëndimore të Kosovës.
Kryeministri Berisha tha se nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy vendeve ditën e sotme kërkon të vendosë në rajon standardet evropiane. Ai tha se në të ardhmen do nënshkruhen marrëveshje të tjera që do konsolidojnë partneritetin vëllazëror mes dy vendeve.
Duke folur për marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe Maqedoninë, kryeministri shqiptar theksoi se shpreson në marrëdhëniet e mira me Serbinë, pasi fobia nuk i shërben askujt.
Numri 1 i qeverisë shqiptare tha se Kosova e lirë është arritja më e madhe e shqiptarëve në historinë e tyre. "Kjo është arritja më e madhe për kombin shqiptar. E ndjej veten me fat që jetova këto kohëra", tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin e Hashim Thaçit në çlirimin dhe më pas shpalljen e pavarësisë së Kosovës. "Por edhe në udhëheqjen e Kosovës në një nga periudhat më historike për Kosovën", tha Berisha.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh i prekur thellë për vizitën e kreut të qeverisë shqiptare Berisha në Kosovë. "Ndihem i prekur sepse takoj Berishën në një moment që Kosova është e pavarur, dhe me vizion të qartë për integrim në NATO dhe BE. Vizita e Berishës është vizita e parë në Kosovën e pavarur, ndaj mirësekeradhur në Kosovën e pavarur zoti Berisha", tha Thaçi.