Shqipëri-Çeki, forcohet bashkëpunimi në fushën e investimeve
Shqipëria dhe Çekia do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e investimeve. Gjatë forumit shqiptaro-çek që u mbajt në Tiranë në praninë e presidentit çek Vaclav Klaus, presidenti Topi tha se ky bashkëpunim do të rritet edhe më shumë me hapjen e një linje të re ajrore Tiranë-Pragë.
Ndërkaq edhe presidenti çek Klaus vlerësoi rritjen e investimeve çeke në Shqipëri. Shqipëria, tha ai, është një vend i njohur për investitorët çek të cilët janë të interesuar të shtojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat e ekonomisë.
Presidenti çek Vaclav Klaus e mbyll sot vizitën e tij dyditore në vendin tonë, me një takim në Durrës, me kreun e bashkisë Vangjush Dako.
Gjatë qendrimit në Tiranë ai u prit nga krerët më të lartë të vendit, ndërsa promovoi edhe librin e tij të përkthyer në shqip.