Irak, nis operacioni "Agimi i Ri"
Zëvendëspresidenti amerikan Xho Bajden dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, morën pjesë në ceremoninë në Irak, e cila shënoi fillimin e operacionit "Agimi i Ri", emër i ri për misionin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar dhe këshilluar forcat irakiane.
Ceremonia në Bagdad u mbajt pasi presidenti Barak Obama formalisht shpalli se Shtetet e Bashkuara i kanë përmbyllur operacionet luftarake në Irak.
Gjatë ceremonisë, gjenerali Rej Odierno, zyrtarisht i dorëzoi komandën e afro 50 mijë trupave amerikane në Irak gjeneralit Llojd Ostin, i cili gjithashtu ka shërbyer në Irak që nga invazioni në mars të vitit 2003.
Më herët, Gejts deklaroi se Shtetet e Bashkuara në Irak nuk janë më në luftë.