E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,Kuvendi mbyll punimet, miratohet privatizimi i PTK

Duke theksuar se “qeveria vlerëson se tani është koha për futjen e kapitalit privat në PTK”, Kryeministri Thaçi nënvizoi se me privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, do të liberalizohet tregu i Telekomit në Kosovë dhe do të ofrohen çmime më të ulëta për shërbimet e qytetarëve.

Ndërsa në përgjigje të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të PTK-së, të cilët protestuan për ndaljen e privatizimit, Thaçi deklaroi se “ne si qeveri jemi të përkushtuar që punëtorët e PTK-së të mos dëmtohen nga ky proces dhe për këtë e kanë garancinë time te plote personalisht dhe të Qeverisë së Kosovës”.

Nga ana tjetër, tre partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, kundërshtuan privatizimin e PTK-së duke mos marrë pjesë në votim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›