Sejdiu, optimist për 30 njohje të reja
Në një intervistë për të përditshmen japoneze “Yomiuri”, e cila aktualisht është gazeta me tirazhin më të madh në botë, me 14 milionë kopje të shitura çdo ditë, Sejdiu theksoi se Kosova do të aplikojë për t’u anëtarësuar në OKB, por nuk saktësoi se jur do të ndodhë kjo. Kreu i shtetit të Kosovës i konsideroi qesharake dhe irracionale përpjekjet e Beogradit për të rihapur çështjen e statusit.
“Opinioni ishte një moment historik për Kosovën dhe një ditë e bekuar po ashtu”, ka thënë Sejdiu, duke i bërë sërish thirrje shteteve të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Shumë shtete kanë thënë se janë duke pritur shpalljen e opinionit të GJND-së për të njohur Kosovën”, shtoi presidenti Sejdiu.