SHBA/Demokratët, plan për krijimin e vendeve të punës
Senatorët demokratë të presidentit, Barak Obama kanë dërguar në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit planin për krijimin e vendeve të reja të punës.
Këtë plan, që do të kushtojë 154 miliardë dollarë, nuk është mbështetur nga asnjë republikan në Kongres.
Masat e propozuara janë përzierje e mjeteve për autostrada, kanale dhe rrugë të tjera, ndërsa parashikohet që të papunësuarit të marrin kompensim të vazhdueshëm.