Kosovë,Thaçi: Është koha të zgjidhjet çështje e veriut
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se ka ardhur koha që të zgjidhet problemi i veriut.
Në një intervistë për mediat kosovare, Thaçi ka thënë se kjo zgjidhje, në asnjë formë nuk do të negociohet me Serbinë, por me qytetarët e veriut, me lehtësim nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka theksuar se për zgjidhjen e këtij problemi, gjithashtu është i domosdoshëm konsensusi i gjerë politik në vend, pasi sipas tij, këtë problem askush s`ka mundur e as nuk do të mund ta zgjidh vetëm.