Mat, pranë Urës së Zogut gjendet person i vrarë
Gjendet një person i vrarë në lumin e Matit. Trupi i pajetë është gjetur në orët e mëngjesit të djeshëm nga banorët e zonës, pranë vendit të quajtur Ura e Zogut. Banorët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Efektivet kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kqyrur trupin.
Policia dyshon se bëhet fjalë për një ekzekutim. Nga të dhënat e para mësohet se trupi është qëlluar me 4 shenja plumbash në trup, gjë që mendohet se ka qenë edhe shkaku i vdekjes. Viktima është mashkull e moshash rreth të tridhjetave dhe ende nuk është arritur të identifikohet. E vetmja shenjë që mendohet se do të ndihmojë në identifikimin e tij është një tatuazh në krahun e djathtë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, për të gjetur më pas autorët e ekzekutimit.