Kosovë,lirohen shumica e të arrestuarve, 15 ende në burg
Shumica e protestuesve të arrestuar dje në protestën për bllokimin e mallrave serbe tashmë janë liruar. Zyrtarët e Policisë së Kosovës konfirmuan për Kosovapress se nga 146 protestues të arrestuar, vetëm 15 po mbahen ende në burg, pasi të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Janë 15 persona, pjesëmarrës në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në dy pikë kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.
Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve prej 146 personave, 112 kanë qenë të arrestuar në protestën e cila është mbajtur në afërsi të pikë kalimit kufitar Merdare, kurse 34 kanë qenë të arrestuar në afërsi të pikë kalimit kufitar Dheu i Bardhë.