E Diel, 1 Nëntor 2026

Sutanovaç: Tempujt e shenjtë janë serbët!

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovaç, ka thënë se serbët në Kosovë janë të shenjtë, e pastaj monumentet. Ai thotë se politika “edhe Kosova edhe Evropa" nuk e ka humbur kuptimin.

Duke folur për zgjidhjet e mundshme për Kosovës, nga të cilat përmendet edhe statusi i veçantë për veriun e Kosovës, Sutanovaç tha se serbët duhet të jenë real, pasi është e çuditshme “se si disa në vitin 2011 kanë kuptuar se Serbia në vitin 1999 e ka humbur sovranitetin e saj mbi Kosovën".

"Por, në një gjë jemi dakord, që nuk ta njohim pavarësinë" tha ai.

Sutanovaç tha se qeveria aktuale serbe është duke u përpjekur që në fokus të problemeve dhe të zgjidhjeve të jenë njerëzit.

"Fakt është se Prishtina në veri nuk mund të vendosë regjimin e vet, prandaj, Evropa dhe bota kërkojnë zgjidhje përmes dialogut", thotë ai.

"Ne vlerësojmë se veriu duhet ta ketë një specifikë në lidhje me Kosovën, sepse atje është një rajon që funksionon e pavarur nga Prishtina”, shton ministri serb, duke mohuar se kjo do të thotë njohje e heshtur e pavarësisë Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›