E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Qeveria e Kosovës jo transparente

Prishtinë – Qeveria e Kosovës nuk u ka shpëtuar kritikave të Përfaqësuesit civil ndërkombëtar Piter Feith. Ky i fundit e ka cilësuar si "të brishtë" situatën politike në Kosovë, veçanërisht në zonat e dominuara nga serbët në veri. Në fjalën e tij para Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Parlamentit Evropian Feith theksoi se Beogradi duhet të bëjë më shumë për të mbështetur EULEX in.

"Një mbështetje më e madhe dhe cilësisht më e mirë nga Beogradi për punën e misionit evropian në terren është kyçe, në veçanti për të siguruar bashkëpunimin e pushtetit lokal në veri si dhe për të izoluar kriminelët e linjës së ashpër po në pjesën veriore", tha Feith. Por, Piter Feith ka qenë kritik dhe ndaj Prishtinës duke thënë se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për t'iu qasur pakicave. Përfaqësuesi civil ndërkombëtar kritikoi qeverinë e Kosovës pasi sipas tij ka probleme me transparencën, standardet demokratike dhe mbajtjen e përgjegjësive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›