E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet mbledhja e parë e KSK-së

Prishtinë - Drejtuar nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot është mbajtur mbledhja konstitutive e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Merrnin pjesë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zëvendësi i përfaqësuesit civil ndërkombëtar për Kosovë, Fletcher Burton, zëvendës i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, ambasadorë të shteteve të Kuintit, përfaqësues të EULEX-it,

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Thaçi u shpreh se në kuadër të përgjegjësive shtetërore të Republikës së Kosovës, prioritet i lartë është formimi dhe forcimi i institucioneve dhe strukturave demokratike të sigurisë, të trajnuara mirë, të përgjegjshme dhe të gatshme për të parandaluar dhe përballur me çdo kërcënim të sigurisë që u kanoset qytetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare të sigurisë. Sipas tij, Institucionet e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit dhe strukturave të sigurisë publike dhe të inteligjencës do të kujdesen, mbikëqyrin dhe garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës do t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës politika dhe strategji; do t’i ofrojë raporte, vlerësime dhe komente për të gjitha çështjet që ndërlidhen me politikat e sigurisë në Republikën e Kosovës. Derisa në situatë normale të përditshmërisë do të ushtrojë rol këshillëdhënës dhe hartues, në periudha të gjendjeve të jashtëzakonshme shoqërore, Këshilli i Sigurisë i Kosovës do të ketë autoritet dhe përgjegjësi ekzekutive. Në këso raste, Këshilli do të ketë kompetenca të plota për koordinim të veprimeve dhe menaxhim efikas të situatave që mund ta kërcënojnë sigurinë e përgjithshme të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›