Hyseni-Lauka: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
Prishtinë -Ministri I Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni priti sot në një takim pune ambasadorin e parë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Islam Lauka. Hyseni dhe ambasadori Lauka ndanë pikëpamje të përbashkëta për progresin që ka arritur Kosova, veçanërisht në prag të një vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj si dhe për sfidat e shumta që atë e presin në udhën e gjatë të integrimit evropian. Një tjetër pikë e bisedës ishte thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës.
“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta, kanë të shkuarën historike dhe mbi të gjitha kanë të përbashkët të ardhmen evropiane”, tha mes të tjerash ministri Hyseni. Për dy personalitet, është moment i rëndësishëm për sa i përket thellimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, akreditimin në Kosovë të z. Lauka, si ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.
Lauka rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e shtetit shqiptar në të gjitha proceset që po kalon Kosova, me theks edhe te procesi i njohjeve, Gjatë takimit, ambasadori Lauka i dorëzoi ministrit Hyseni, një kopje të letrave kredenciale, të cilat më pas do t’ia dorëzojë zyrtarisht Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu.