E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, Rama: Mbështetje për zgjedhjet

Kryetari i Partisë, Edi Rama që ndodhet sot në Strasburg i është drejtuar grupit parlamentar socialist në Parlamentin Europian që të mbështesë kërkesën e opozitës për transparancën e plotë të zgjedhjeve të 28 Qershorit si dhe liberalizim vizash për gjithë shqiptarët. "Europa të mbështesë transparencën elektorale në Shqipëri si dhe levizjen e lirë të shqiptareve", deklaroi Rama para personaliteteve të larta evropiane. Sipas tij, rasti "Ruzhdie" është provë e krimit elektoral. Më tej ai ka theksuar se liberalizmi i vizave për shqiptarët duhet të ndodhë sa më shpejt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›