BDI vazhdon fushatën: Të respektojmë njëri tjetrin
Shkup - Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën në fshatrat e komunës së Dollnenit. Përmes një njoftişmi për shtyp, BDI bën të ditur se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti ka theksuar se pa dallime të përkatësive fetare , kombëtare dhe politike qytetarët nga komuna e Dollnenit duhet të respektohen mes veti. “Ju duhet të ndërtoni jetën e juaj multietnike dhe komuna juaj me 36 fshatra të jetë një vend i përshtatshëm për jetë”, ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga ana tjetër, Kandidati për president Agron Buxhaku ka vijuar në të njëjtën linjë me zotin Ahmeti. “Respektoni vetën dhe të tjerët dhe kjo është porosia që mund të ju jap. Unë i kam dërguar mesazhe edhe Brukselit se jemi të gatshëm që bashkarisht të ndërtojmë një shoqëri moderne, shumetnike dhe evropiane”, ka theksuar Buxhaku.