Së shpejti, makina me targë kosovare RKS
Prishtinë - Ministria e Punëve të Brendshme, ka publikuar mostrën e targave të reja me mbishkrimin Republika e Kosovës. Në fillim të tabelës, që do të vendosen në automjete, është një shiriti i kaltër që nënkupton një pamje identike me targat e Bashkimit Evropian dhe shkurtesa RKS. Me pas është shifra ku për secilën komunë do të vendosen kodet në bazë të të cilave janë të evidentuara komunat. Ndërsa në mes të tabelës është stema e Republikës së Kosovës.