Lars Lage Olofsson, Auditor i Përgjithshëm i RK
Prishtinë - Lars Lage Olofsson ka ardhur në Kosovë dhe këtë javë mori postin si Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës. Ai ishte emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, më 19 janar 2009. “Jam i nderuar dhe i gëzuar nga mundësia që më është dhënë për të marrë pjesë dhe shtuar vlera në procesin e ndërtimit të mëtejmë të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies në sektorin publik në Kosovë. Pres një bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm si me legjislativin, ashtu edhe me ekzekutivin. Personeli im është i përkushtuar dhe e quaj punë të kryer që ne së bashku mund t’ia dalim mbanë mirë me sfidat që kemi para nesh“, ka thënë me këtë rast Z. Olofsson.
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucion publik i pavarur, përgjegjës për auditimet në qeveri. Ai siguron një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe menaxhimeve financiare të ministrive të Qeverisë së Kosovës, komunave dhe të ndërmarrjeve publike. Kjo zyrë përbëhet nga pesë Departamente të Auditimit, ku secili prej tyre udhëhiqet nga një Drejtor vendor i Auditimit.
Auditori i Përgjithshëm drejton Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe përfaqëson autoritetin publik suprem të auditimit në Kosovë. Ai menaxhon programin e auditimit vjetor dhe auditimin vjetor të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.