E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti,ulen temperaturat, sërish reshje

Sot pritet mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërkohë që temperaturat do të vijnë në rënie. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik. Masat e ajrit që qarkullojnë janë me origjinë mesdhetare, të lagëta dhe më të freskëta se 24 orë më parë. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të shoqëruara me reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, si dhe me intervale kthjellimi. Ndërkohë pritet një rënie prej 2-3 gradësh e temperaturave maksimale Era do të fryjë me shpejtësi 1-9 m/sek në drejtimin Jugperëndim- Veriperëndim. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 4-5 ballë, ndërsa në det të hapur 6 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›