E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia nuk do të reduktojë trupat e KFOR-it

Stokholm - Suedia nuk planifikon që ta reduktojë numrin e ushtareve të vet në Kosovë, që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ky është përgënjeshtrimi që ka ardhur nga Stokholmi zyrtar pas lajmeve të ditëve të fundit që komentonin reduktimin e forcave suedeze të KFOR-it në Kosovë. RTK bën publik një e-mail të dërguar nga Avni Dervishi i cili thekson se “Si përfaqësues i një partie që është në koalicion qeveritar këtu në Stokholm, më duhet t’ju lajmëroj se Suedia nuk e ka në plan ta reduktojë numrin e ushtarëve tanë në Kosovë që shërbejnë atje në kuadër të KFOR-it. Para pak minutash kisha kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes, ku mora konfirmimin se nuk është e vërtetë se Suedia do ta reduktojë numrin e ushtarëve të vet. Një reduktim ka ndodhe kur u vendos EULEX-i, por deri në fund të vitit qeveria jonë nuk do ta reduktojë numrin e ushtarëve tanë në Kosovë. Opozita e Suedisë, dmth., socialdemokratet dëshirojnë t’i tërheqin të gjithë ushtarët tanë nga Kosova, por jo ne qe jemi në qeveri. Dhe, meqenëse ne e qeverisim vendin, vendimi final është i yni”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›