E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti: Drejtorët e bashkisë nuk duhet të kishin dhënë dorëheqjen

“Për mua, nëpunësit nuk e kanë menduar se do të ndodhte. U është kërkuar të largohen.”

TIRANË Një ditë pasi bashkia kaloi zyrtarisht në drejtimin e Lulzim Bashës, demokratët garantojnë se nuk do të ketë lëvizje në staf. Kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, deklaroi dje se një fenomen i tillë nuk do të ndodhë. Kosovrasti tha gjithashtu se ishte e gabuar dorëheqja në bllok e 21 drejtorëve të bashkisë. “Ai nuk është stafi i zotit Rama. Ata drejtorë, që është një numër i konsiderueshëm që kanë dhënë dorëheqjen, kanë bërë një gabim të pafalshëm. Nuk do të kishte ndodhur ajo që ata menduan se do të ndodhte. Për mua nëpunësit nuk e kanë menduar se do të ndodhte. U është kërkuar të largohen. Dy gjëra të shëmtuara ka pasur kjo ngjarje, kjo dorëheqje e drejtorëve që nuk është faji i tyre dhe që zoti Rama, kryetari i djeshëm i Bashkisë së Tiranës, nuk dorëzoi detyrën ashtu siç i takonte çdo kryetari”, - tha Kosovrasti. Lulzim Basha u betua dy ditë më parë si qytetar i parë i kryeqytetit para Këshillit Bashkiak, i cili u konstituua në një mbledhje të gjatë që zgjati për rreth 4 orë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›