Kosovrasti: “Pretendimet për Ruzhdien bëjnë pis zgjedhjet”
Autori i Lajmit: Redaksia
Demokratët kritikojnë ashpër Partinë Socialiste, e cila, sipas tyre, po përdor rastin e shkeljeve në fshatin Ruzhdie për të cenuar zgjedhjet e 28 qershorit. Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cilëson si abuzim të ulët qëndrimin e opozitës, e cila, sipas tij, po kërkon të shfrytëzojnë rastin e Ruzhdies për të bërë pis siç shprehet ai, procesin zgjedhor të qershorit. Kosovrasti, duke treguar në mënyrë të detajuar të gjithë zanafillën e problematikës që lindi në qendrën e votimit 3052, mëngjesin e 28 qershorit në fshatin Ruzhdie, fajëson komisionerët socialistë, të cilët sipas tij, cenuan procesin. Bazuar në statistikat e KQZ, për zgjedhjet e zhvilluara në 5-vjeçarin e fundit, Ruzhdia mund të cilësohet si një bastion i së djathtës. Duke shprehur qëndrimin e mazhorancës, Kosovrasti tregohet i prerë në vlerësimin e tij, në rast se konstatohet se komisionerët e djathtë, kanë shkelur Kodin Zgjedhor, duke bërë parregullsi gjatë procesit të votimit, ata duhet të shkojnë para drejtësisë. Prej ditësh pas hetimeve të bëra nga prokuroria e rrethit të Fierit, Ruzhdia, është vendosur në qendër të debatit politik duke u kthyer në një nga zonat më të përfolura. Duke e cilësuar si sfidën ndaj mazhorancës së djathtë, socialistët kërkojnë hapjen e kutive të votimit të qendrës 3052, që i korrespondon qendrës së votimit në fshatin Ruzhdie në zgjedhjet e 28 Qershorit, për të vërtetuar me këtë rast, sipas tyre manipulimet në zgjedhjet e qershorit.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010