Intervista Ruka: “Zgjidhja e krizës në dorën e Ramës dhe Berishës”
Autori i Lajmit: S. Topi
Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj, pavarësisht se u bë pjesë e Kuvendit. Pjesëmarrja jonë në seanca plenare synon pikërisht gjetjen e një alternative. Kështu pohon sekretari për Burimet Njerëzore në PS dhe deputeti i kësaj partie, profesor doktor, Ethem Ruka, në një intervistë për “Ballkan”. Sipas tij, një tjetër tryezë e presidentit Topi, ashtu si ajo e para, nuk do të jepte asnjë zgjidhje për sa kohë Rama dhe Berisha nuk gjejnë konsensusin mes tyre. Ai shton se, nëse nuk do të gjendet alternativa nga politika, atëherë zgjidhjen e krizës do ta vendosë elektorati. Ruka pohon se protestat në rrugë këtë herë do të jenë edhe më të mëdha, nëse kriza nuk merr zgjidhje, sepse socialistëve do tu shtohen dhe të gjithë shqiptarët që po e ndiejnë krizën ekonomike.
Zoti Ruka, kriza politike, edhe pse ka hapa para, duket se vazhdon të jetë prezente. Si e konsideroni qëndrimin e mazhorancës të shprehur dje në Konferencën e Kryetarëve, ku u ra dakord për procedurat, por jo për objektin e hetimit?
Qëndrimi i mazhorancës mbetet konstant, të vazhdojë thjesht me procedura parlamentare, por pa pranuar thelbin e propozimeve të bëra nga Grupi Parlamentar Socialist lidhur me objektin e komisionit hetimor dhe nismës ligjore për transparencën e zgjedhjeve. Konferenca e Kryetarëve nuk mund të marrë vendime të ndryshme nga qëndrimet që mbajti lidershipi i PD në tavolinën e organizuar nga Presidenti i Republikës. E gjithë kjo shfaqje ka vetëm fasadë, por jo përmbajtje.
Zoti Patozi u shpreh i gatshëm të diskutojë me zotin Ruçi, edhe para datës 18 mars, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Është e gatshme PS të diskutojë paraprakisht për të gjetur një konsensus?
Strategjia e PD është tërheqja graduale e Grupit Parlamentar të PS në procedurat parlamentare, por pa dhënë asnjë shenjë reflektimi në angazhimin për transparencën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Gjithsesi, PS ka qenë dhe mbetet e gatshme të diskutojë deri në sekondën e fundit, por pa bërë asnjë lëshim nga kërkesat e saj.
Zoti Ruka, deputetë të PS-së, si zoti Majko dhe zonja Dade, kanë deklaruar se duhet të mblidhet përsëri tryeza e Topit për të zgjidhur krizën. Ju si e konsideroni këtë deklaratë?
Çdo nismë që shpie në zgjidhje të krizës politike është e mirëpritur. Megjithëse tavolinat e organizuara nga Presidenti i Republikës u përshëndetën nga faktorët lokalë dhe ndërkombëtarë nuk mundën të japin ndonjë zgjidhje konkrete. Palët dolën nga takimet me të njëjtat pozicione. Pa një zgjidhje politike në nivelet më të larta, të gjitha nismat që vinë nga nivele të dyta e të treta vështirë se mund të jenë të frytshme.
Cili do të jetë qëndrimi i socialistëve nëse mazhoranca nuk pranon një hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve?
Qëndrimi i PS është i palëkundur lidhur me transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Pozicioni i saj është parimor, vendosja e një standardi të ri për zgjedhjet, pa të cilin nuk ka asnjë garanci as për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe aq më keq ato parlamentare. Në këtë pikë të gjithë shqiptarët janë të një mendje, pavarësisht nga përkatësia politike. Mendoj se ka ikur koha e tifozëve, që janë gati të lëpijnë qelbin për hir të karrigeve dhe përfitimeve që vinë nga pushteti klientelist. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë të mësojnë të vërtetën, pavarësisht se cili është çmimi që duhet të paguajnë për të. Kur politika ngec, është radha e elektoratit të zgjidhë situatën, gjithmonë brenda kuadrit të të drejtave demokratike.
Rama në një deklaratë të pak ditëve më parë, por dhe në takimet e zhvilluara dje kishte si kryefjalë të diskutimit protestat, por këtë herë jo për kutitë, por për problemet ekonomike të shqiptarëve. Kjo do të thotë se hapja e kutive tashmë është një çështje tërësisht juridike?
PS, si opozita më e madhe në vend, nuk mund ta kushtëzojë luftën e saj politike vetëm në një çështje. Pa dyshim që transparenca e zgjedhjeve mbetet kryefjala e aksionit tonë politik, por pa harruar problemet e tjera që lidhen me krizën ekonomike në vend. A ju duket normale që një kg presh të shitet 160 lekë? A ju duket normale rritja drastike e faturës së energjisë elektrike, të ujit, çmimeve të ushqimeve, lëngata e biznesit, etj etj?
Mendoni se baza socialiste e ka mirëpritur vendimin tuaj për të hyrë në Parlament?
Elektorati ynë e ka mirëpritur qëndrimin e PS për kushtëzimin e jetës parlamentare me zbardhjen e zgjedhjeve të fundit. PS ka shkuar në Parlament për të treguar se është e gatshme të kontribuojë në normalizimin e ngërçit politik. Nëse mazhoranca ka të njëjtin vullnet le të japë kontributin e saj pa u fshehur pas alibisë së vendimeve të gjykatës. Sipas nesh, nuk ka asnjë pengesë ligjore qoftë edhe kushtetuese për hetimin e zgjedhjeve. Ne po provojmë se duam do ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për arritjen e këtij objektivi. Në se këto mundësi institucionale do të shterojnë, qëndrimi ynë do të jetë ai që tashmë është bërë i njohur, protestat.
Sa mendoni se do të keni mbështetjen e socialistëve në këtë reagim të ri qytetar?
Nuk ka asnjë dyshim që elektorati socialist, por edhe i partive të tjera aleate është bërë edhe më i ndërgjegjshëm në mbështetje të kërkesave tona. Në se do të jetë nevoja për të organizuar protesta të jeni të bindur se pjesëmarrja do të jetë shumë më e madhe se ajo që patët rastin të shihnit më 20 nëntor 2009.
Ndërkombëtarët, si Doris Pak, kreu i delegacionit të NATO-s që vizitoi Shqipërinë, De Gregorio, por dhe ambasadori holandez në deklaratat e tyre të këtyre tri ditëve të fundit kanë fajësuar politikën dhe opozitën në veçanti se po pengon reformat dhe proceset integruese. Si i konsideroni këto deklarata?
Nuk do të doja të komentoja deklaratat për të cilat ju bëni fjalë. Secili ka këndvështrimin e tij, megjithatë ekipet që kanë vizituar Shqipërinë nuk kanë thënë asnjëherë që mos hapni kutitë. Ata kanë të drejtë të paralajmërojnë për pasojat që sjell anormaliteti politik lidhur me axhendën integruese. Kjo është një arsye më tepër për reflektim nga mazhoranca aktuale.
Dy ditë më parë, zoti Ruçi u zgjodh me unanimitet në krye të Grupit Parlamentar të PS-së. Drejtimi i grupit prej tij mendoni se është një siguri më e madhe për unitetin e grupit ?
Pa asnjë dyshim. Zoti Ruçi është një nga figurat më të spikatura të PS dhe i ka të gjitha kapacitet për të drejtuar Grupin tonë Parlamentar, aq më tepër që këtë detyrë e ka ushtruar më së miri edhe më parë. Ruçi ka një karrierë të gjatë partiake e parlamentare dhe ka dëshmuar jo vetëm qëndrueshmëri e seriozitet, por edhe vlera të veçanta në komunikimin me kundërshtarët politikë, aleatët dhe të vetët. Fakti që u zgjodh unanimisht dhe me vullnet të lirë nga të gjithë deputetët e pranishëm do të thotë shumë.
Dhe një pyetje të fundit zoti Ruka, si i komentoni faktet e dala nga prokuroria, sipas të cilave në fshatin Ruzhdie dhe në Shkodër ka pasur shkelje të mëdha në procesin zgjedhor?
Skandaloze. Ruzhdia është një kampion i vogël i asaj që ka ndodhur në shumë e shumë qendra votimi më 28 qershor. Sikur edhe ky rast të ishte i vetmi, do të mjaftonte për të gjykuar për cilësinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Krimi elektoral është pjella e të gjitha fatkeqësive të tjera. Praktikës se populli voton dhe të fortët numërojnë i duhet dhënë fund. Vetëm atëherë mund të themi se kemi lënë pas një plagë dhe demokracia është futur në rrjedhën e saj normale.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010