Qeveria dhe EULEX, marrëveshje për punën

Selia e qeverise se Kosoves
Prishtinë, 11 Dhjetor, 12:12, NOA - Nënshkruhet sot pasdite një marrëveshje teknike mes qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it për shfrytëzimin e përbashkët të hapësirave për punë në godinat e institucioneve të Kosovës.
Kjo bëhet e ditur nga Ministria e Shërbimeve Publike, në kuadër të së cilës ekziston një departament përgjegjës për kryerjen e shërbimeve të inxhinierisë dhe menaxhimit të ndërtesave për të gjitha institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës në nivel qendror dhe lokal.
Në ditën fillimit të shtrirje së misionit evropian në gjithë Kosovën, më 9 dhjetor, është përuruar vendosja e shtabit të EULEX-it për shtyllën e Drejtësisë në një ndërtesë në kryeqytetin e vendit.
EULEX do të punojë edhe në ish-ambiente ku ishte UNMIK-u, ndër të cilat është edhe ndërtesa kryesore në Prishtinë, ku ishte selia e kryeadministratorit.
a.b/NOA