Përcaktohet me ligj përgjimi i doganierëve dhe tatimorëve
11/12/2008 Komisioni për Sigurinë miraton projektligjin. Prokuroria kundër
Kuvendi ka shtuar numrin e personave që do të përgjohen. Kategoria e të përgjuarve është ajo e punonjësve në doganat dhe tatimet. Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar projektin e propozuar nga Ministria e Financave, sipas të cilit edhe kjo ministri, përveç SHISH-it, shërbimeve informative/policore të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, çdo shërbim tjetër informativ policor të krijuar me ligj, do të ketë të drejtën e kërkimit për përgjim. “Ministritë që kanë në kompetencë forca policore që ushtrojnë funksione informative/policore do të kenë të drejtë të kërkojnë përgjimin për të siguruar të dhëna të domosdoshme për realizimin e detyrave të tyre ligjore”, - është rregullimi ligjor me propozim edhe të komisionit. Por përfaqësuesi i Prokurorisë në komision, drejtori i Drejtorisë së Përgjimeve Thoma Jano, u deklarua kundër këtij projekti. “Nuk jam dakord me këtë ligj, pasi së pari ai bie në kundërshtim me ligjin e miratuar më 2003-shin nr. 9157 dhe konkretisht nenet 1, 2, 3, 6 dhe 7. Ligji i vjetër përcakton qartë modalitetet e përgjimit. Me këtë projekt mundësohet ngritja e strukturave paralele, një strukturë me masa shtrënguese dhe me atributet e policisë gjyqësore”, - tha Jano. Pavarësisht këtij opinioni dhe kundërshtimit të opozitës, mazhoranca me votat e saj miratoi këtë projektligj dhe ia kaloi seancës parlamentare për miratim. Sipas ligjit të miratuar në vitin 2003, institucionet që kanë të drejtë të kërkojnë përgjimet e telekomunikacioneve janë SHISH-i, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Policia e Shtetit, shërbime të tjera informative që kanë të drejtën ligjore të kërkojnë këto informacione, ku që dje përfshihet edhe departamenti operativ hetimor pranë tatim-doganave.