Kosta Rika, tërmeti 6 ballë,vdesin 3 persona
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti me fuqi 6.1 ballë Rihter që goditi Kosta Rikën, dhe shkaktoi panic e shumë dëme. Zyrtarët vendas bënë të ditur se dy prej viktimave janë vajza, të moshës 7 dhe 9 vjeccare. Lëkundja sizmike ka shktuar edhe rrëshqitje dheu. "Sot është një ditë zie për Kosta Rikën, sepse tërmeti vrasu tre njerëz, dy fëmijë dhe një grua", tha Presidenti Oscar Arias në një konferencë për shtyp bashkë me Shefin e Komisionit të Emergjencave Kombëtarë. Policia dhe banorët gjetën trupat e pajetë të dy motrave, të cilat mbetën të vdekura si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktur nga lëkundja sizmike. Ndërsa mendohet se viktima tjetër , një grua në moshë më të madhe ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Bilanci provizor flet edhe për 208 persona të plagosur, 42 zona dhe rrjete elektrike të dëmtuara. Sipas Qendrës Amerikane të Vëzhgimeve Gjeologjike tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter e kishte epiqendrën 32 kilometra larg Saj Jose, dhe shkëputja ndodhi në thellësinë 35 kilometra. Sipas rezidentëve lokalë lëkundja u ndje për afro 40 sekonda. Sipas një zëdhënësi të Kryqit të Kuq në KOsta Rika, tërmeti ka shkaktar dëmtime të shumta në zonart afër epiqendrës. Duke iu përgjigjur apelit për ndihmë nga banorët e plagosur, ministri I Transporteve të Kosta Rikës tha se ishin kontaktuar të gjithë helikopterët privatë të paarmatosur për të ndihmuar në transportimin e të plagosurve. Lëkundja shkaktoi pezulimin e fluturimeve në aeroportin kryesor të Kosta Rikës. Televizionet lokalë transmetuan pamje të cilat tregonin momentin e lëkundjes sizmike dhe dëmet e shkaktuara.