Pakistan,zjarri në kasolle djeg 38 persona

Të paktën 38 persona vdiqën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur sipasojë e një zjarri që përfshiu dhjetëra banesa e kasolle në një lagje të varfër në qytetin pakistanez të Karachit. Shkaqet e qarta të zjarrit janë ende të panjohura, por zyrtarët thanë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një llampë me vajguri në një nga kasollet. Zjarri u përhap në mënyrë të menjhershme, kjo e ndihmuar edhe nga materialet e përdorura për ndërtimin e banesave. Pamjet tregonin shumë persona të cilët kërkonin për të mbijetuar në mes të flakëve të zjarrit që vazhdoi gjatë. Ngjarja merr ngjyrat e një tragjedie po ti shtosh se mes viktimave të zjarrit ishin edhe 15 fëmijë. "38 trupa u gjetën këtu, 22 prej të cilëve janë trupa femrash. 10 prej tyre janë vajza të vogla dhe 12 femra të rritura', bënë të ditur zyrtarët e provincës Sindh. Ata thanë se janë marrë masa për trajntimin e të plagosurve të cilët janë dërguar në spital. Sipas dëshmitarëve zjarri nisi teksa gati të gjithë ishin në gjumë. "Ishim në gjumë. Ndjeva të nxehtin, por nuk po e kuptoja ccpo ndodhte. Unë arrita të shpëtoj një fëmijë, burri mori dy të tjerë. Fëmija im më i madh mbeti në me të zjarrit. Zjarri vazhdoi për disa orë deri sa u arrit të vihet nën kontroll. Policia vendase tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vërteta të zjarrit.