Pakistan,vritet lideri i Al Kaedes
Shefi i operacioneve të Al Kaedes në Pakistan dhe krahu i tij i djathtë kanë mbetur të vrare pas lëshimit të një rakete ditën e Vitit te Ri në një operacion të CIA-s. Lajmin e ka bërë të ditur "Washington Post" në versionin e saj "on line", duke iu referuar burimeve anonime të antiterrorizmit amerikan. "Raketa ka goditur një objektiv në veri të Pakistanit duke vrarë dy terroristë, kenianin Usama al-Kini dhe zëvendësin e tij sheikun Ahmed Salim Swedan", është shprehur burimi.