E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostantinos Destounis, pianisti grek sukses në Teatrin e Operës dhe Baletit

Mbrëmja e natës së djeshme kishte rezervuar tinguj të muzikës klasike për publikun artdashës të Tiranës. Pianisti grek, Kostantinos Destounis, i ka dhuruar kryeqytetit një koncert recital, të veçantë, i cili përmbante vepra të autorëve të njohur botërorë si: Beethoven, Listz, Scriabin,Rachmanioff, Mendelson, Choppin etj. Koncerti u zhvillua në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku ishin të ftuar dhe personalitet të artit dhe kulturës shqiptare. Vepra të artistëve më të njohur botërorë, erdhën me magjinë etyre në skenën shqiptare, nën interpretimin e pianistit të ri grek Kostantinos Destounis. Edhe artisti në fjalë vjen në vijim të koncerteve që

Në vijim të koncerteve, që kanë sjellë emra të shquar në skenën operistike shqiptare sonte në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të vijnë tinguj të magjishëm të muzikës klasike. Vepra Artisti grek Konstantinos Destounis ka lindur në Athinë në vitin 1981. Ai ka filluar mësimet e pianos që në moshën 7 vjeç dhe në vitin 2007 u diplomua me gradë shkencore në piano me vlerësime të shkëlqyera. Ai vazhdoi studimet e tij me bursë në Konservatorin Grek nën drejtimin e profesor Agathe Leimoni në nivelin e diplomimit master, duke u cilësuar studenti i parë i vitit në Departamentin e Shkencës Muzikore dhe Artit të Universitetit të Selanikut. Ai ka marrë Diplomën e Mjeshtërit të Lartë të Shkollës “Cantorum” të Parisit me vlerësime të larta. Ai ka marrë pjesë në klasat master me profesorë të njohur në piano: Aris Garoufalis, George Manesis, Konstantin Ganev, Julia Ganeva, Jenny Zaharieva, Alain Lefevre, Lilia Bojadjieva, Eric Heidsiek, Stella Dimitrova, Jokut Mihalovic, Julia Jacobson, Raquel Boldorini, Fulvio Turissini, Nicolas Zumbro, Michele Rossetti, Dubravka Jovicic.Gjatë karrierës së tij artistike pianisit grek është vlerësuar për kontributin e tij, duke u cilësuar si një prej artistëve të rinj të talentuar. Ai ka dhënë shfaqje në disa skena të botës, duke marrë duartrokitje në shtete të ndryshme. Në vitin 2008 u pranua me bursë në Fondacionin Muzikor “Yamaha” në Greqi. Çmimin e parë në Kompeticionin Kombëtar të Ministrisë së Edukimit Grek (2006). Katër çmime të para në Konkursin Kombëtar të Pianos. Tre çmime të dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Pianos. Çmimin e trete në Kompeticionin Ndërkombëtar “Seiler” të Pianos (2006). Çmim special të Publikut dhe Çmimin e Jurisë në Takimin e dytë dhe të tretë Ndërkombëtar të Pianos në San Daniele të Friulit në Itali. (2006&2007). Ai ka dhënë recitale pianoje në Greqi dhe në Norcia të Italisë. Në nëntor të këtij viti ai luajti me Orkestrën Shtetërore të Selanikut. Në mbrëmjen e natës së sotme,artisti grek Kostantinos Destounis pret të marrë dhe duartrokitjet për herë të parë të publikut shqiptar.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›