Me shume vemendje ndaj Beratit
Berati ka ende nevoje per vemendje sa i takon trashegimise kulturore. Ky eshte mesazhi qe Fadil Nasufi kryetari i Bashkise se Beratit ka derguar dje ne diten nderkombetare kushtuar UNESCO-s ne Berat. Ai ka kerkuar mbeshtetje per projektet qe kane lidhje te drejtperdrejte me zhvillimin e turizmit ne kete qytet. Sipas tij qyteti i Beratit nuk ka vemendjen e duhur nga ana e qeverise pasi shume projekte te rendesishme ne infrastrukture nuk po aprovohen. Berati eshte nje qytet i mbrojtur nga UNESCO e megjithekete eshte bere fare pak ne raport me kerkesat per menaxhimin e nje qyteti nje trashegimi kulturore arkitekturore dhe historike te spikatur tha ai. Sipas Nasufit investimet jane te pakta po ashtu edhe mbeshtetja nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Asnje projekt kulturor dhe asnje veprimtari tjeter qe ka karakter promovues per vlerat e qytetit nuk eshte mbeshtetur nga kjo ministri. Berati nuk perfshihet me seriozitetin dhe me vemendjen e duhur ne guidat promovuese dhe si nje pasuri e UNESCO-s u shpreh me tej ai ndersa shtoi se ka ardhur koha qe Beratit ti jepet nje zgjidhje per sa u perket problemeve ne mbrojtje te trashegimise por dhe problemeve te zhvillimit urban dhe te lidhjes se tij me korridoret kryesore. Ka ardhur koha qe qytetaret beratas te kene te ardhura nga turizmi kulturor te kene mundesi te perdorin kete pasuri kaq te cmuar qe kane perfundoi ai.