E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys zhvlereson bankat gjermane

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s, ka ulur aftësinë kredituese të 10 bankave gjermane.

Sipas agjencisë amerikane, këto institute shtetërore kanë efiçencë të dobët, investime të shumta të gabuara si dhe dallohen për një ndikimin të madh të politikanëve mbi krerët e këtyre bankave.

Ky zhvlerësim konsiderohet si një figurë jo e mirë e ekonomisë së parë europiane dhe një problem më tepër për sistemin e saj bankar, i cili prej kohësh vuan problemet strukturore.

Një goditje e rëndë e imazhit të Gjermanisë në kulmin e krizës në Eurozonë.

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s ka zhvlerësuar 10 banka publike të republikës federale. Motivi i reduktimit të aftësive kredituese sipas Moody’s ka ardhur si pasojë e kushteve të këqija të instituteve si dhe mundësitë e dobëta që bankat kanë për të marrë aktualisht ndihmën e shtetit.

Për të dhjetë bankat shtetërore gjermane, vlerësimi është ulur me tre pikë.

Një motiv thelbësor e uljes së ratingut të bankave gjermane lidhet me pasojat për institutet kredituese të me rregulloren e re për sistemin bankar gjerman si dhe shfuqizimi nga garancia automatike e ndihmës publike për bankat në vështirësi.

Si pasojë e këtij shfuqizimi, çdo problem i borxhit apo e ekspozimit të borxheve sovrane të vendeve në vështirësi në eurozonë rëndon më shumë se më parë në bankat e Gjermanisë.

Ky zhvlerësim konsiderohet si një figurë jo e mirë e ekonomisë së parë europiane dhe një problem më tepër për sistemin e saj bankar i cili prej kohësh vuan problemet strukturore.

Bankat që në pjesën më të madhe janë në pronësi të ndarë me shtetin, janë kritikuar prej vitesh për efiçencën e tyre të dobët, për investimet e shumta te gabuara si dhe ndikimin e madh të politikanëve mbi krerët e këtyre bankave.

Shumë prej këtyre bankave gjatë krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008-2009, u shpëtuan nga falimentimi falë ndihmës së fortë publike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›