E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: Mbështesim reformat në Shqipëri

03/02/2010  Takimi me Metën
USAID-i do të vazhdojë të mbështetë qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave për reformat e ndërmarra. Një fakt të tillë e ka deklaruar drejtori i ri i këtij organizmi në Tiranë, Jozef Uilliams, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Ky i fundit pasi i uroi punë të mbarë drejtorit të ri të USAID-it, vlerësoi asistencën dhe rolin aktiv të USAID-it në Shqipëri. Meta theksoi se organizmi i USAID-i, nëpërmjet programeve të ndryshme, ka ndihmuar konkretisht në arritjen e progresit në disa aspekte të rëndësishme të reformave në Shqipëri si lufta kundër korrupsionit, prokurimet publike, regjistrimi i biznesit, one-stop shop, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore etj.
Nga ana e tij, Uilliams falënderoi për urimet e mirëseardhjes dhe siguroi se gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal për të thelluar më tej bashkëpunimin midis USAID-it, qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile edhe në fusha të tilla si qeverisja vendore, tatimet, transparenca dhe teknologjia e informacionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›