Zgjedhjet, Topi: Sa më shumë gra në politikë
Presidenti ka pohuar sot se shumë politikanë janë kritikë për pjesmarrjen e gruas në politike, kurse disa jo. Personalisht Presidenti është rreshtuar në krahun e politikës që mbështet gruan politikane. “Është mesazhierja më e mirë”.
TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka vlerësuar makslimalisht figurën e gruas në politikën shqiptare dhe ka përcjellë mesazhin që në këto zgjedhje parlamentare, femrat të arrijnë 30% e përcaktuar për to në parlament. Deklarata e Presidenti i Republikës, Bamir Topi u bë sot në ceremoninë e diplomimit në kuadër të përfundimit të projektit të OSBE-se për pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor 2009, në hotel "Sheraton".
“Unë shpresoj se pjesmarrja juaj në këto zgjedhje do të jetë shumë e madhe dhe e motivuar, pasi mesazheret më të mira në shoqëri janë gratë”, vlerësoi Topi.
Sipas Topit, pjesmarrja e ulët ë gruas në politikë ka qënë fenomen I dukshëm dhe se tani kanë ndodhur përmirësime, por që nuk kanë kaluar pa u kritikuar. “Një pjesë e politikanëve e quajnë këtë arritje shumë të rëndësishme. Disa të tjerë nuk janë për ndryshimin e shifrave”, tha Topi duke shtuar se në këtë pikë ai bashkohet me grupin e parë. “Gratë janë shumë të rëndësishme, janë shumë aktive në politike dhe në familje dhe projekte të ndryshme dhe kjo më bën që të arrij në një përfundim, duke kërkuar që pjesmarrja e tyre në këto zgjedhje të jetë e lartë”, u shpreh Topi duke shtuar se do të angazhojë forcat e ndryshme politike ta marrin në konsideratë këtë.
(d.b/BalkanWeb)