E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania e Suedia te shqetesuara per rritjen e azilkerkuesve nga Ballkani

Gjermania dhe Suedia gjithnjë e më të shqetësuara lidhur me abuzimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë. Shifrat flasin qartë. Në vitin 2012 është regjistruar numri më i madh i azilërkuesve nga Ballkani në zonën Shengen. Pjesa dërrmuese e tyre vjen nga Serbia dhe Maqedonia.

“Viti 2012 ka qenë viti me numrin më të lartë të azilkërkuesve nga Ballkani që prej fillimit të liberalizimit të vizave. Janë regjistruar tashmë rreth 40 000 azikërkues, që përbën një nivel shumë më të lartë sesa vitet e shkuara. Ka gjithnjë e më shumë kërkesa nga shtete anëtare të Bashkimit Europian që të rivendost regjimi i vizave për Qerbinë dhe Maqedoninë, pasi shumica e azilërkuesve vijnë nga këti dy vende” –deklaroi Stiglmayer.

Kjo është arsyeja pse serviset e brendshme të shteteve si Gjermania kanë kërkuar rikthimin e vizave për këto dy vende, gjë që ka influencuar edhe bashkëvendimarrjen e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm të vizave midis Parlamentit Europian dhe Këshillit të ministrave:

“Komisioni i lirive civile ka shtyrë votimin për mekanizmit e rivendosjes së vizave për vendet që abuzojnë me lëvizjen e lirë në zonën Shengen, por kjo është çështje kohësh. Ka një problem të mprehtê tê azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja. Gjermania po futet në fushatë zgjedhore dhe të gjitha këto së bashku ndikojnë për keq. Nëse ky mekanizëm do të ishte aprovuar, jam e sigurtë, se disa shtete anëtare do ta kishin përdorur, duke rikthyer vizat”-shpreht eurodeputetja Tanja Fajon.

“ Presioni për rivendosjen e vizave është bërë më i madh dhe i vazhdueshëm së fundmi veçanërisht nga Gjermania. Shtypi ka folur jo pak për këtë problem. Serviset federale të ministrisë së brendshme dhe atyre në lande janë shprehur tashmë, se ato kërkojnë rivendosjen e vizave. Mos të harrojmë gjithashtu, se Gjermania zhvillon zgjedhje të përgjithshme në shtator, ndaj presioni mbi politikanët për të marrë masa ndaj abuzimeve do të rritet”- thotë Alexandra Stiglmayer.

Sipas Inisiativës për stabilitetin Europian, shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin gjithashtu konceptin “vende origjine të sigurta” për vendet e Ballkanit, siç është bërë vitin e shkuar nga Belgjika për Shqipërinë për ti dhënë fund shqyrtimit të kërkesave të azilit për vende që përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›