E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostot e shërbimit dalin brenda qershorit

Spitalet dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor janë të detyruar të llogarisin koston e çdo shërbimi, në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, brenda 6-mujorit të parë të vitit 2011. Ky është vendimi i marrë në muajin janar nga qeveria, e cila ka miratuar disa ndryshime në vendimin nr.140, datë 17.2.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”, duke shtyrë afatin e përcaktuar më parë për llogaritjen e kostove e shërbimeve që financohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Sipas vendimit të marrë nga qeveria në shkurt të vitit 2010, spitalet dhe ISKSH-ja ishin të detyruara të llogarisnin koston e çdo shërbimi brenda vitit 2010, gjë që nuk ka ndodhur, ndonëse procesi ka nisur, dhe për këtë arsye është vendosur shtyrja e këtij afati.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›