Kostumi elektoral i gab-politikës
Nga Anastas PJETRI
Parlamenti bojkotohet përsëri njëlloj si më parë. Vritet deputeti njëlloj si para 10 vitesh. Përsëri Liqeni artificial i Tiranës del në skenë, duke u rrezikuar të zbrazet. Ngrihen po përsëri komisione hetimore parlamentare, pa bereqet, sa herë që e mendon Ferdinand Xhaferri dhe xhaferistët, për të siguruar emrin në listën e deputetëve të ardhshëm dhe pa dyshim për ti pëlqyer shefit. Atakohen po prapë institucionet ndërkombëtare për arbitrimin e zgjedhjeve, identike si në 1996. Besnik Mustafaj heq dorë nga kandidimi për kreun e PD të Tiranës, madje heq dorë nga politika për 4 vjet me radhë. Argumente ka akoma plot e plot të tjerë. Edhe pas 20 vjetësh ndryshim sistemi, për fatin tonë të keq, jemi në stadin latent të të famshmes demokraci. Demokraci jo funksionale nga të gjitha anët. Demokracia në Athinën e lashtë ishte më demokratike se demokracia e sotme shqiptare. Atëherë, për çfarë ndryshimi e kemi fjalën? Ndryshimi është shumë më esencial se sa ndërtimi i rrugëve, rritja e rrogave dhe e pensioneve. Ndryshimi janë rregullat e lojës së sistemit që kemi përqafuar dhe jo gaveta e kazermës ushtarake.
Po shkojmë në zgjedhjet e 28 qershorit, si popull, si klasë politike, fare njëlloj, pa më të voglin ndryshim, përveç faktit, se tani në vend të certifikatave mbase do të kemi kartat e identitetit. Slogani ndryshim me ca bishta të tjerë nga përpara, i ngjan atij kostumi që e vesh për tu bërë përshtypje të tjerëve dhe e zhvesh sa fut këmbët në shtëpi. Pasi veshën kostumin elektoral, marrë nga garderoba e gab-politikës, Partia e Punës Demokratike dhe Partia e Punës Socialiste iu futën garës dhe do të ndajnë tortën në fundin e muajit që vjen. Partia e Punës veriore dhe Partia e Punës jugore do të kenë përsëri pushtetin. Nuk ka rëndësi fare se kush, por njëra nga këto të dyja do ta ketë. Duke i fituar zgjedhjet, ose duke bërë marrëveshje para ose pas zgjedhjeve. Janë po ata që në dukje sjellin diell apo shi në politikë. Sikur të ishin sinoptikanë, që parashikojnë motin, diellin, shiun, shqiptarët i pranojnë ata heshturazi. Ja veshin shtetarëve tanë të mëdhenj, të gjitha ndryshimet e mëdha dhe situatat që mbërrijnë gjatë qeverisjes se tyre. Për rrjedhojë, ata i kanë mbështetur llogaritjet e tyre tek këta njerëz, të cilët janë thjesht aplikues kartash dhe darovitës votash. Besojmë akoma te politikanët dhe ky besim është instrumenti i rëndësishëm i fuqisë tyre. Edhe pse luhet nga mëngjesi deri në mbrëmje me të renë dhe të vjetrën, për secilën palë politike, bën të lindë dëshira për një marëveshje. Pse? Sepse ata nuk janë aq të fortë sa duken. Nuk janë aq të sigurte sa të marrin dhe ta mbajnë vetë pushtetin. A nuk ishin kështu zgjedhjet e vitit 2005? PD, pas 8 viteve në opozitë, mezi e mezi sa bëri numrat për të bërë qeverinë, duke lypur sa andej këndej. Pa marrëveshje nuk ka të drejta. Një ndjeshmëri politike e trashëguar e mbështetur tërësisht te forca, te fuqia. Qeverisja që po ikën edhe ajo që po vjen, asnjëherë nuk e ka parë veten në mënyre të atillë, se ajo nuk është asgjë tjetër veçse një organ i popullit dhe aspak një gjë sipër tij, e krahasuar me një gjë poshtë saj, të mësuar me përulësi. Deri më sot jemi mësuar të na serviret një qeveri dhe qeverisje arbitrare dhe antihistorike. Jo e logjikshme dhe aspak e druajtur nga pasojat. Marrëdhënia mes qeverive dhe popullit gjatë postkomunizmit ka qenë një raport i atillë kallëpi, sipas së cilës modelohen në mënyrë të pavullnetshme marrëdhëniet në mes mësuesve dhe nxënësve, zotërisë së shtëpisë dhe shërbyesve, babait dhe familjes, togerit dhe ushtarëve, mjeshtrit dhe çirakëve. Të gjitha këto marrëdhënie, tani në prag të zgjedhjeve, nën ndikimin e formës kushtetuese, ose sipas rastit kur ja do puna, me forma antikushtetuese na kanë sjellë ndryshimin. Thuhet se vetëm gjatë këtyre 4 viteve kushtetuta është shkelur dhjetëra herë. Për rrjedhojë ja pse bëhen kompromise. E kështu pra do të ecet gjatë, ndoshta për një shekull të tërë. Pse? Sepse ne nuk dimë të punojmë. Politikanët tanë i bëjnë të gjitha punët, përveç asaj që i kanë besuar qytetarët. Kryeministrin tonë nuk e gjen në zyrë, në Kryeministri. Kryetarin e opozitës dhe njëkohësisht Kryetar Bashkie nuk e gjen në zyrën e Kryetarit. Atëherë do ti quajmë ne këta si njerëzit e veprimit, të ndryshimit, të zhvillimit. Si njërit dhe tjetrit, pra si zotit Berisha dhe zotit Rama u mungon veprimtaria më e lartë, në kuptimin e asaj që është më thelbësore, më e rëndësishme, më e qenësishme. I mungon individualja në atë fushë për të cilën janë votuar 3 apo 4 vjet më parë. Ata nuk rrinë në punë. Sepse nuk rrinë në zyrë. Ata dinë të bredhin vetëm rrugëve. Ata veprojnë, të krijohet përshtypja sikur të ishin funksionarë, tregtarë, dijetarë, pra si anëtarë të një lloji, por jo si njerëz tërësisht të përcaktuar dhe të veçantë e nga kjo pikëpamje ata janë përtacë. A mund ti besohet dhe ti shkohet pas një përtaci. Fatkeqësia e njerëzve të veprimit është kjo, që pothuajse gjithnjë veprimtaria e tyre nuk është e arsyeshme. Të gjithë njerëzit, ashtu si dikur edhe sot ndahen në skllevër dhe në të lirë, sepse kush nuk ka dy të tretat e ditës për veten e tij, për punën të cilën ta kanë besuar, është një skllav ndoshta edhe i vetes së tij, çfarë do qoftë ai: burrë shteti, tregtar, zyrtar apo dijetar. Që të dy liderët e të djathtës dhe të majtës përpiqen që të shiten si njerëzit e mëdhenj të masave. Receta për kësi gjërash është e lehtë për tu dhënë. Atyre u jepet gjithçka që u pëlqen shumë. Turmës që i ndjek ata nga pas, të organizuar apo në mënyrë spontane, me autobus ose pa autobus, me nxënës shkolle apo me fshatarë të papunë, i krijohet përshtypja se gjendet përballë një force vullneti të fuqishme dhe të pathyeshme. Të paktën nën ndikimin e reminishencës të së kuluarës, asaj i krijohet përshtypja se kjo forcë e tillë ekziston. Që të dy dinozaurët e politikës janë mjeshtra ose sillen si të tillë, duke u shtirur si të tillë. Bëjnë të gjitha përpjekjet për të patur cilësitë e saj, pra të masës. Vishen si ajo. Hanë si ajo. Flasin si ajo. Marrin autobus si ajo. Shajnë si ajo, aq sa bëjnë të qeshin me lot dhe fëmijët. Nuk e dinë se çështë turpi. Sa më pak turpërohen përpara saj, aq më popullorë bëhen. Më popullor bëhesh edhe atëherë kur je i dhunshëm, ziliqar, shfrytëzues, servil, intrigant, lajkatar, hundëpërpjetë, gjithçka sipas rrethanave. Sa më shumë që i njohim politikanët, që në fakt sot ka shumë mundësi, aq më shumë i duam kafshët. E prezantojnë veten si mendimtarë, madje mendimtarë të lirë, por në fakt janë thjesht veprimtarë të zakonshëm dhe të lirë njëkohësisht. Ata bëjnë premtime dhe servirin mësime morale sikur të ishin priftërinj të kualifikuar në akademitë më të mira të botës, por që harrojnë se premtimet dhe mësimet morale janë për qenie më të mira se ne. Këta gjoja të djathtë dhe të majtë, që i bien kryq e tërthor Shqipërisë, me rrugë rurale dhe urbane, këta veprimtarë të palodhur, që e dinë lezetin e pushtetit, kanë qenë dhe do të jenë më të dëmshmit për ne . Kanë qenë më të dëmshmit dhe do të jenë të tillë, krahasuar me mendimtarët e lirë, sepse shqiptarët deri më sot kanë vuajtur pasojat e veprimeve në një mënyrë më të dukshme, se sa pasojat e mendimeve. Zyrtarët e këqij zgjidhen nga të mirët që nuk votojnë. Zyrtarë të këqij, të prodhuar nga tirania e klasave të ulëta, të cilët kanë bërë atë që demokracia të deformohet në një formë të rrezikshme qeverisjeje. Ndryshimi ndoshta që këtej duhej të fillonte. Çmontimi i kësaj tiranie të turmës. Tirani që ka errësuar ushtrimin e pushtetit të vërtetë. Tirani që ka rrezikuar rendin dhe sigurinë, drejtësinë. Që shkel me të dyja këmbët meritat dhe vlerat e individit. Cili do të jetë ai që do e bënte këtë çmontim? Ai le ta meritonte në fund të fundit edhe fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Last Updated on Wednesday, 20 May 2009 14:56