Shqipëria euroatlantike dhe Shqipëria migjeniane
Nga Xheladin Çelmeta
Jemi në vitin 2009, jemi edhe të anëtarësuar në NATO, por kjo nuk do të thotë që heronjtë e tregimeve të të madhit Migjen nuk i shohim e ndeshim përditë. Kjo, si në çdo skaj të vendit, ashtu edhe këtu, në mes të Tiranës. Shqipëria euroatlantike dhe Shqipëria migjeniane, janë dy realitete që po vazhdojnë të bashkëjetojnë. Se edhe për sa kohë, kësaj, të paktën deri tani askush nuk i jep ndonjë përgjigje. As politikanët, as studiuesit, as historianët, as profesorët me grada shkencore. Ky dyzim i trishtë, i formësuar nga tranzicioni ynë i tipit ala shqiptar, është realiteti që përjetojmë çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Madje, kjo pohohet gati në mënyrë sistematike, si nga mediat tona, ashtu edhe nga ato të huaja. Dhe ne duket se jemi familjarizuar totalisht me këtë gjendje. Telereportazhet e gazetarëve europianë për këtë çështje, shfaqen jo rrallë herë edhe në ekranet tona, si për të na kujtuar se vërtetë kemi hyrë në NATO me standarde të realizuara (kjo nuk mund të mohohet, natyrisht), por përveç tyre, kemi hyrë edhe me motive migjeniane. Se fraza a don qymyr zotni, tani, aty në sheshin e të papunëve tek Luftëtari i panjohur, është konvertuar në pyetjen përgjëruese a keni nevojë për ndonjë punë zotëri? Për ndonjë hidraulik, murator a saldator?. Se vocërraku i ngrirë, i shtatëdhjetë e ca viteve më parë, që e bëri poetin të thërriste me zemërim merreni këtë shtatore dhe si përmendore kushtojani dikujt, ndonjë ministri a deputeti, është shndërruar në26 shtatoret e përvëlimit atomik të Gërdecit. Këtë llahtar, këtë turp dhe dramë, nuk ka film që ta tregojë. Se Luli i vocërr, i gozhduar në pamundësinë e shkollimit, sot është kudo: Edhe në malësinë e Mbishkodrës, edhe në zonën e Bregut të Lumit, tek fusha pranë Stacionit të Trenit, në fshatrat e Tiranës, të Librazhdit, Kavajës, Lezhës, Korçës, Skraparit, Përmetit, Lunxhërisë, etj. E sipas rastit, për të nxjerrë qindarkat e mbijetesës, ai ngrihet herët në mëngjes, për shkuar në qytet e për të shitur qumështin me bidonë Coca cola, apo për të mbledhur kanaçe në kazanë plehrash, a ndonjë copë hekurishte Ose ecën deri dhe zbathur nëpër lokalet luksoze të Tiranës për të shitur paketa cigaresh pa pullën e tatimores. Vetëm e vetëm për të blerë një bukë në ditë. Por ka edhe më keq akoma. Me qindra Lulë të vocërr rrinë të ngujuar nga fenomeni i tmerrshëm i gjakmarrjes në zonat e Zadrimës, Bushatit, Koplikut, Mbishkodrës, fshatrave të Pukës, të Lezhës, të Kurbinit, etj. Vuajnë njëherësh edhe varfërinë, edhe mungesën e shkollimit, edhe privimin nga lëvizja e lirë, e dalja në dritën e diellit
Gjithë sa thamë më lart, mos prisni më kot ti dëgjoni nga goja e politikanëve tanë. Jo. As nga të majtët, kur ishin në pushtet para katër vjetësh, as nga të djathtët që janë aktualisht. Si të parët, ashtu edhe të dytët kanë qenë të përfshirë nga euforia e sukseseve. Kurrë nuk kanë evidentuar dështimet, por vetëm kanë amplifikuar pa fund...fitorjet. Po pse kështu, mor të dashur pushtetarë. Thoni njëherë të vetme, të paktën, që dështuam këtu e aty.... Populli do tju dojë më shumë, do tju besojë më shumë. Ju nuk jeni Mesia. Helbete, njerëz jeni, or të uruar dhe jo të gjitha gjërat mund ti bëjmë në mënyrë perfekte ne të gjallët! Ministrat e sotëm nuk lenë tryezë mediatike, pa theksuar rritjen e pagave e pensioneve, kur dihet se, ndërkohë në të njëjtën masë, në mos më shumë, janë rritur edhe efektet zbritëse të tyre për shkak të taksave të shtuara. Ndërsa, për çdo qeveri, rritja e pagave dhe e pensioneve duhej të ishte, as më shumë e as më pak, një detyrë rutinë, e diktuar nga rritja së kostos së jetesës në përgjithësi në këtë shoqëri që ndërtojmë. Dhe pikërisht këtë proces e kanë për detyrë ta drejtojnë politikanët, qeveritarët. Ndryshe, përse do ti vinim ata në krye të punëve?! Të linte pa mend biseda e paradokoshshme në një studio televizive, ku e ftuar ishte ministrja e Integrimit, zonja Majlinda Bregu. Vërtetë i beson ajo, ato që thotë për varfërinë? Që niveli i këtij treguesi në Shqipëri është ulur; nga 4% në 2%?. Domethënë, se gjasme numri i të vërfërve në Shqipëri tani na është përgjysmuar(!!). Instiktivisht, më vijnë në mendje sekuenca filmike nga kronikat që bënte ajo kur ishte gazetare. Më duket, se kanë qenë pamje nga prezantimi i gjendjes së mjeruar të banorëve të Bregut të Lumit. Nuk e vë në dyshim fisnikërinë dhe talentin me të cilën e kish përgatitur kronikën e atëherëshme, zonja Bregu. Por ndërkaq them me vete: Kaq shpejt e harroi ajo ndjeshmërinë ndaj një gjëje kaq reale, sikurse është varfëria tek një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve sot? Kjo pyetje, natyrishtë është për të gjithë klasën politike që ka qeverisur vendin në këta 19 vjet. Si është e mundur të kenë folur me kaq eufori, vetëm për suksese, ndërsa për mosarritjet apo dështimet e tyre, asnjëherë?! Njerëzit e thjeshtë në këtë vend, ata që kanë vetëm një forcë, vetëm një fuqi; fuqinë e votës së lirë, ndërkohë vazhdon ti mundojë pyetja: Përse nuk arrijnë të zbresin dot deri tek hallet tona të vërteta, politikanët tanë? Si është e mundur që nuk thuhet kurrë se sa të pastrehë ka Shqipëria, ndërkohë që gjithkush e din mirë se të tillë ka plot në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, etj.?. Dhe bashkitë përkatëse nuk kanë arritur të bëjnë gjë tjetër, veçse të ndërlikojnë (e jo të lehtësojnë) procedurat e përfitimit të statusit të pastrehut. Në vend që të ulet numri i të pastrehëve, sidomos në këto metropole që përmendëm, ai në fakt rritet. Ndërkohë, si për ironi të këtij treguesi dëshpërues, pallatet vazhdojnë të ngrihen pa fund. Dhe njerëzia, hallexhinjtë e vërtetë, përshpërisin: E po ky Edi Rama, sikur një pallat të kishte bërë, të shkretën, për të pastrehët e të vobegëtit. Mor po, edhe sikur pa leje ta bënte, të paktën do të penalizohej për një vepër bamirësie, e jo për kaq raste korrupsioni, sikurse përflitet. E do të kish hyrë në histori se do të kish shpëtuar 50 a 100 familje nga mizerabiliteti ku jetojnë... Dhe të pastrehët e shkretë, nga halli, dynden tek kështjella hermetike e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk të ofron asnjë alternativë, përveç një komunikimi formal (në dukje komod), me zyrtaret bukuroshe të ambientit të Takimit me Publikun. Dhe ashtu ftohtë-ftohtë, duke respektuar në mënyrë strikte radhën, të japin recetën-stampë të përgjigjes. Diçka shkresore, ... as mish e as peshk, gjithnjë pa një zgjidhje reale për problemin gangrenë, strehimin. Por ndërkaq, pamja ndryshon sapo afrohet një bisnesmen ndërtimi. Dosja volumore qindra faqëshe e dokumentacionit, nis të shqyrtohet në çast. Natyrisht, ska asgjë të keqe, por të paktën të ofrohej një shpresë edhe për ata që skanë një çati mbi kokë... Ndërkohë, të gjithë e dimë se si kanë folur e flasin pushtetarët e djeshëm dhe se si flasin këta të sotmit: As një shifër të vetme nuk jepet për njerëzit në varfëri ekstreme. Thau se kjo kategori nuk ekziston fare tek ne. Po, nejse, le ti lemë këto, dhe të dalim tek listat e borxhlinjve nëpër dyqane. Ka raste, që qysh prej gjashtë-shtatë vitesh, njerëzit më kanë borxhe të pashlyera dhe unë i kam të shënuar ata në defter, pohoi këto ditë për gazetën Sot një shitës minimarketi në qytetin e Gjirokastrës. Gjithssesi, vazhdoi ai, jam i detyruar tu jap veresie, se skam çbëj, shpirtin sua marr dot. Punë ska, dhe njerzit kanë fëmijë për të ushqyer. Çudia, në këtë rast qëndron tek fakt se, katër vjet më parë, kandidatët që garuan në zgjedhjet e atëhershme, u duk sikur e morën seriozisht punën e listës së borxheve nëpër dyqanet e lagjeve të qyteteve tona. U duk se më në fund po vihej pika mbi i. Po ja ku jemi sërish, katër vjet më pas. Ja dhe listat e borxhlinjve. Janë po aty. Pra, në këtë aspekt, spaskemi lëvizur as edhe një centimetër. Të shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve, kushdo që ta marrë drejtimin e këtij vendi, të mos ndodhë më kështu. Të shpresojmë se do të ketë zhvillim, për të gjitha shtresat dhe kategoritë shoqërore që marrin frymë në këtë vend. Kësaj, po, i them politikë zhvilluese.
Last Updated on Thursday, 21 May 2009 09:14