E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostunica kërkon bisedime të reja

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka njoftuar të hënën se do t’ia propozojë Kuvendit të Serbisë një projektdeklaratë mbi Kosovën, në të cilën kërkohen bisedime të reja me Prishtinën dhe anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë.

Nënkryetari i DSS-së, Slobodan Samardzic, tha një konferencë shtypi në Beograd se seanca e paralajmëruar e Kuvendit të Serbisë është shansi i fundit që Parlamenti ta miratojë deklaratën, e cila, e obligon qeverinë serbe që ngjarjet në veri të Kosovës "të kthehen në dobi të Serbisë".

DSS, në deklaratën prej gjashtë pikash, thotë se është e nevojshme për të filluar negociata të reja për Kosovën, të organizuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së, për shkak se "me veprimet e njëanshme dhe ilegale të institucioneve të paligjshme të Kosovës më 25 korrik 2011, për të sjellë doganierët dhe policët shqiptarë, është shkelur Rezoluta 1244 dhe u ndal dialogu i pamenduar mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›