Kotbusi i Skelës humbet 1-0 me Këlnin

Energi Kotbus i Ervin Skelës pësoi një humbje minimale në transfertë me Këlnin e trajnerit Kristof Daum, një takim ku Energi luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 29-të, kur Igor Mitreski u ndëshkua me karton të kuq. Golin e vetëm të takimit e shënoi Milivoje Novakoviç (39’), në një takim të ndjekur nga 49 mijë shikues. Fantazisti i Kombëtares shqiptare luajti nga fillimi i takimit, por u zëvndësua me fillimin e pjesës së dytë nga Ziebig.
E Shtune, 18 Tetor 2008
E Shtune, 18 Tetor 2008