F1, Hamilton lë pas Raikonen në Shangai
Nga Altin Latifi
Ljuis Hamilton dhuroi një tjetër paraqitje prej kampioni, duke lënë pas dy makinat Ferrari në Cmimin e Madh të Kinës. Piloti i MekLaren niset kështu favorit për të fituar në Shangai dhe për t’iu afruar akoma më shumë titullit të parë kampion në karrierë.
SHANGAI - Ljuis Hamilton fitoi pole-positionin në Çmimin e Madh të Kinës, duke u treguar më i shpejti në provat zyrtare. Piloti britanik i MekLaren bën kështu një tjetër hap drejt titullit kampion, kur duhen edhe dy gara deri në përfundim. Menjëherë pas tij u renditën dy makinat Ferrari të Kimi Raikonen dhe Felipe Masës. Një klasifikim i tillë në startin e të dielës, e detyron Hamilton që të jetë i kujdesshëm dhe të mos bëjë asnjë gabim, pasi dy njëvendëshet e kokëkuqes janë aty për të përfituar. Britaniku ka 5 pikë avantazh ndaj rivalit të tij më të afërt Felipe Masa, por një fitore në Shangai dhe një vend i pestë i brazilianit, e shpallin atë kampion një javë përpara kohe. Ndërkohë një tjetër paraqitje të mirë ka bërë edhe Fernando Alonso, fituesi i dy garave të fundit. Spanjolli la pas me 3 të mijtat e sekondës pilotin e dytë të MekLaren Heiki Kovalainen. Ndërkohë piloti i tretë që është ende në luftë për titullin, Robert Kubica, mundi të zërë vetëm vendin e 12-të, duke mos u klasifikuar për në sesionin e tretë të provave.
(a.r/balkanweb)