E Diel, 1 Nëntor 2026

Slishkoviç: E kam mundur dy herë Ançelotin

“Milani na mori pak lehtë në fillim, por pasi shënuam golin e parë e panë që ne jemi skuadër cilësore. Mbetën të habitur nga niveli i lojës që treguam, thjesht nuk e prisnin që një klub nga Shqipëria mund t’i kundërvihej kaq fuqishëm dhe t’i mundë”.

“Folëm rreth një gjysmë ore të mirë me Ançelotin, shkëmbyem përvojë, për futbollin e atëhershëm dhe të sotëm, ndryshimet në Itali dhe Shqipëri, pak nga të gjitha. Por kujtuam edhe ndeshjen e Mostarit kur Jugosllavia fitoi me Italinë 5-2 dhe në atë ndeshje luajtëm unë e Ançeloti. I mbante mend lëvizjet dhe golat e mi”

“Presidenti Halili më thotë se vitin e ardhshëm dëshiron që unë të bëhem trajner i Shqipërisë. I jap përgjigjur me shaka, “po të bëhem unë trajner i Shqipërisë, kush do ta drejtojë Tiranën në Ligën e Kampionëve?”. Le të mendohemi pak”

“Me Pezon jam shumë i kënaqur. Ai është një nga 3 lojtarët tanë më të mirë. Të enjten në mëngjes fola me presidentin dhe ai ka vendosur t’ia rrisë pagën mujore. Pezo është një plus i madh për Tiranën, por edhe për futbollin kroat”

-Baka, si mundët të fitonit ndaj kampionit të shumëfishtë të Europës?

“Ja pra, është ajo shprehja që “në futboll gjithçka mund të ndodhë”.

-Ishte një ndeshje miqësore, humanitare, apo jo.

“Sidoqë të jetë, të fitosh ndaj Milanit nuk është gjë e vogël. Por ndeshja nuk ngjau fort si miqësore, por si një ndeshje kampionati”.

-Milani luajti fort?

“Milani na mori pak lehtë në fillim, por pasi shënuam golin e parë e panë që ne jemi skuadër cilësore. Mbetën të habitur nga niveli i lojës që treguam, thjesht nuk e prisnin që një klub nga Shqipëria mund t’i kundërvihej kaq fuqishëm dhe t’i mundë”.

-A folët me Ançelotin?

“Folëm rreth një gjysmë ore të mirë, shkëmbyem përvojë, për futbollin e atëhershëm dhe të sotëm, ndryshimet në Itali dhe Shqipëri, pak nga të gjitha. Por kujtuam edhe ndeshjen e Mostarit kur Jugosllavia fitoi me Italinë 5-2 dhe në atë ndeshje luajtëm unë e Ançeloti. Ai e mbante mend mirë sesa dhimbje koka i shkaktoi Boro Primoraci (sot ndihmësi i Arsen Vengerit tek Arsenali) duke shënuar dy gola. I mbante mend edhe lëvizjet dhe golat e mi”.

-E ngacmuat Ançelotin edhe para ndeshjes.

“Një gazetar më pyeti nëse do të doja të fitoja ndaj Karlo Ançelotit dhe unë i thashë se kam fituar një herë ndaj tij 20 e ca vjet më parë. Kaq më mjafton”.

-Por sërish u rrëzua?

“Ja, kështu ndodhi. Më vjen mirë për klubin, lojtarët, tifozët”.

-Kur ishit trajner i Bosnjë-Hercegovinës “i latë hesapet” me Spanjën, Danimarkën. Tani me Tiranën mundët Milanin. Duket se jeni trajner për ekipet e mëdhenj.

“Jam trajner që e bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk jam nga ata që duan të reklamohen, ndaj nuk dua të jap një gjykim për veten time. Këtë ua lë specialistëve sportivë, sportistëve dhe natyrisht shpresoj që puna ime të njihet”.

-Tre muaj punë në Tiranë duken të suksesshme. Tashmë, me siguri, ju vijnë urime, por edhe oferta.

“Ambiciet e mia si trajner gjithnjë kanë qenë të tilla. Të shkoj sa më lart, aq më mirë është. Për tani jam vërtet tepër i kënaqur në Tiranë, nga klubi, presidenti Halili, lojtarët, tifozët dhe rezultatet. Edhe vetë jam paksa i habitur që punët po na ecin kaq mirë. Madje presidenti Halili më thotë se vitin e ardhshëm dëshiron që unë të bëhem trajner i Shqipërisë. I jap përgjigjur me shaka, “po të bëhem unë trajner i Shqipërisë, kush do ta drejtojë Tiranën në Ligën e Kampionëve?”. Le të mendohemi pak”.

-Sidoqoftë, fitorja ndaj Milanit do të mbahet mend gjithnjë kur të flitet për ju.

“Dëshira ime është që të shkoj në një klub më të madh, më të organizuar sesa kombëtarja e Bosnjë-Hercegovinës, Hajduku, Zrinjski. Por kjo varet nga fati, njohjet, menaxherët ...”.

-Në kampionat jeni 4 pikë mbi Dinamon e Daliçit ...

“Ata janë rivalët tanë kryesorë për titull. Ne jemi mirë, 4 fitore, 2 barazime me 4 ndeshje jashtë. Ata kanë pasur 4 ndeshje brenda. Të dielën kemi derbin dhe pikët na vlejnë të dyve. Nëse fitojmë do të kemi përparësi të ndjeshme”.

-Ambicie e Tiranës, natyrisht, është titullin kampion?

“Që nga fillimi i viteve 90-të Tirana ka fituar shumë trofe, por sezonin e kaluar ekipi pati një rënie dhe doli në vend të gjashtë. Prandaj presidenti Halili vendosi të bënte ndryshime, praktikisht kemi skuadër të re. Natyrisht na duhet kohë që të krijojmë lojën e duhur, por fizikisht jemi shkëlqyeshëm dhe pak nga pak po dalim tek loja që duam. Mund të them që vërtet jemi një skuadër cilësore dhe duam që këtë sezon të fitojmë edhe kampionatin, edhe kupën”.

-Keni sjellë në Tiranë, Pezon.

“Me Pezon jam shumë i kënaqur. Ai është një nga 3 lojtarët tanë më të mirë. Të enjten në mëngjes fola me presidentin dhe ai ka vendosur t’ia rrisë pagën mujore. Pezo është një plus i madh për Tiranën, por edhe për futbollin kroat sepse po e përfaqëson më së miri në Shqipëri”.

Përgatiti: Bledar Kuka

”Fitorja më e madhe në karrierë”

Bllazh Slishkoviç e ka zakon të jetë i sinqertë, të paktën me aq sa e kemi dëgjuar dhe lexuar. Së pari ai e vlerësoi fitoren e Tiranës së tij ndaj Milanit si suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner. Medias kroate ia shuajti kuriozitetin duke i treguar diçka nga “brenda” në miqësoren e luksit të “Qemal Stafës”. “Përpara ndeshjes plani ynë ishte që të pësonim sa më pak gola”, - pohon Baka.

Po ashtu, me sinqeritet ai pranon se Milani e mori si lehtë ndeshjen. “Milani hyri në fushë sikur të ishte duke fituar 5-0”. Në një duel të vështirë, Slishkoviçi mbeti i mrekulluar nga goli i dytë i të tijve, shënuar nga Gjergji Muzaka, ndonëse ai vetë si futbollist ka qenë specialist i gjuajtjeve. “Goli i dytë i yni ishte një kryevepër”, - deklaroi trajneri i Tiranës.

E Shtune, 18 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›