E Shtunë, 31 Tetor 2026

Befasojnë debutueset, Gramozi e Tërbuni

Debutueset e Kategorisë së Parë, Gramozi i Ersekës dhe Tërbuni i Pukës, me barazimet e tyre në transfertë kundër pretenduesve t mëdhenj për t’u ngjitur në Superligë realizuan edhe surprizat në javën e 6-të të Kategorisë së Parë.

Gramozi barazoi 3-3 në Lezhë kundër një Besëlidhje, që e përfundoi takimin me dhjetë lojtarë, njëherësh edhe takimi i parë historik midis tyre. Formacioni i Ilir Qirjakos kaloi në avantazh qysh në minutën e parë me anë të Shaqirit, por skuadra e Valentin Gjetjes e përmbysi rezultatin brenda gjashtë minutash. Miqtë nga Erseka barazuan shifrat në 2-2, por sërish vendasit kaluan në avantazh në 3-2, teksa në fund të takimit u vulos edhe rezultati përfundimtar 3-3.

Tërbuni i Pukës barazoi 1-1 me Luftëtarin e vendit të dytë, në fushën asnjanëse të qytetit të Tepelenës. Pukjanët kaluan të parët në avantazh e më pas barazuan gjirokstritët, në një ndeshje ku të dy ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë.

Kryesfida e ditës së shtunë, ajo midis Burrelit e Dajtit në “Liri Ballabani” u mbyll pa gola, por duhet theksuar fakti se gjyqtari Breshani ndëshkoi me karton të kuq Lleshin e Burrelit dhe brazilianin Abilio të Dajtit qysh në minutën e tretë të takimit për shkak të një debati të shndërruar në konflikt mes dy futbollistëve. Dajti morri një pikë të çmuar në Burrel, dhe tashmë ndodhet në sërish në vendin e katërt, me po aq pikë sa Gramozi e Luftëtari (nga 11), por duke i dhënë mundësinë Skënderbeut, që në rast fitoreje kundër Bilisht Sport (ndeshja luhet të dielën) të shkëputet gjashtë pikë.

Skrapari i Ylli Shehut shfry dufin ndaj Kastriotit të malaziasit Dervish Haxhiosmanoviç duke fituar me rezultatin e pastër 3-0, e duke shënuar në një takim aq gola sa kishte realizuar në pesë javët e para.

Laçi i Edi Martinit nuk e kurseu Pogradecin, duke fituar thellësisht 3-0 e duke u ngjitur në vendin e pestë të renditjes. Ada e Velipojës fitoi 2-0 me Turbinën e Cërrikut në fushën asnjanëse të Pukës, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve.

Të dielën do të zhvillohet derbi Bilisht Sport-Skënderbeu, një fushë që korçarët e njohin mirë pasi janë duke i luajtur aty takimet shtëpiake për shkak të rikonstruksionit të stadiumit. Skënderbeu synon fitoren e gjashtë radhazi në gjashtë javët e para me ekipin që renditet në vendin e fundit. Naftëtari-Sopoti mbyllin javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

KATEGORIA E PARE

JAVA 6

Ada-Turbina 2-0

Besëlidhja-Gramozi 3-3

Skrapari-Kastrioti 3-0

Burreli-Dajti 0-0

Laçi-Pogradeci 3-0

Luftëtari-Tërbuni 1-1

Të dielën

Bilisht-Skënderbeu (A.Beqiri)

Naftëtari-Sopoti (A.Kastrati)

Ndeshjet fillojnë në orën 14:30

KATEGORIA E PARE, RENDITJA PAS JAVES VI

N F B H GSH GP DIF PIK

1 Skënderbeu* 5 5 0 0 10 3 +7 15

2 Luftetari 6 3 2 1 10 6 +4 11

3 Gramozi 6 3 2 1 9 6 +3 11

4 Dajti 6 3 2 1 5 2 +3 11

5 Laçi 6 3 1 2 5 6 -1 10

6 Kastrioti 6 3 0 3 8 58 0 9

7 Burreli 6 2 2 2 7 4 +3 8

8 Beselidhja 6 2 2 2 9 10 -1 8

9 Terbuni 6 2 2 2 5 7 -2 8

9 Naftetari8 5 2 1 2 7 7 0 7

10 Turbina 6 2 1 3 6 7 -1 7

11 ADA 6 2 1 3 8 12 -4 7

12 Sopoti* 5 2 0 3 6 6 0 6

13 Pogradeci 6 1 1 4 5 12 -7 4

15 Skrapari 6 0 2 3 3 8 -5 2

16 Bilisht Sport* 5 0 1 4 0 5 -5 1

E Shtune, 18 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›