E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Qytetare: Spital në vend të Petroliferës

Autori i Lajmit: Red.Qytetarja e Nderit e Bashkisë së Vloreës, dr. Ana Kohen, i ka kërkuar zonjës Laura Bush që të bashkohet me iniciativen e saj për të kontribuar në ngritjen e një spitali modern amerikan në zonën e Triportit. Aleanca Qyetatare në Mbrojtje të Gjirit të Vlorës pohon se spitali do të ndërtohet në zonën, ku planet e politikës shqiptare do t i sjellin Vlorës vetëm sëmundje dhe vdekje nga Petrolifera, AMBO-ja dhe TEC-et që djegin naftë. Kohen zotohet se komuniteti shqiptaro-izraelit në Nju Jork do të bëhet donatori i parë, po kështu pas nuk do të mbeten edhe emigrantët shqiptarë në Amerikë dhe kudo në botë. Ky është propozimi i dytë që dr. Kohen i bën qeverisë shqiptare: në propozimin e saj të parë në emër të Komitetit Shqiptaro-Izraelit të Nju Jorkut më maj 2007, ajo ofroi një projekt për ngritjen në Triport të një parku të madh lojërash dhe të një muzeu të kultures hebraike. Ky projekt për ruajtjen e vlerave historike u ndërmor në mbështetje të marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ruajtjen e disa objekteve kulturore, që mban datën 12 korrik 2004, si dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të SHBA.

Ky lajm është publikuar: 26/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›