E Diel, 1 Nëntor 2026

Vincetic: Tirana – Dinamo si Hajduk-Dinamo në Kroaci

Mesfushori kroat i Dinamos, Goran Vincetic, është dhe një nga lojtarët më cilësorë të huaj në kampionatin shqiptar. Në sezonin e tij të tretë me Dinamo, Vincetic thuajse mund ta konsiderosh një shqiptar, edhe pse më të lehtë e ka të shprehet në anglisht. Edhe pse i hapur për të dhënë opinionin e tij, Vincetic nuk largohet nga klishetë e një lojtari që ka dhënë disa qindra intervista.
"Derbi është derbi, por për ne është e rëndësishme vetëm fitorja. Në të gjitha ndeshjet fitorja vlen tri pikë, Nuk ka rëndësi nëse i marrim kundër Tiranëa apo Partizanit, Teutës apo Shkumbinit. Ne nuk dëshirojmë të humbasim edhe tri pikë të tjera ndaj Tiranës".
Në ndeshjen e parë Dinamo humbi 2-0 me Tiranën. "Unë mendoj se ajo ndeshje është tani një thjesht një statisitikë. Unë besoj se ne do të fitojmë. I kemi të gjitha forcat për të fituar dhe të hakmerremi për humbje. Ndaj Partizanit? Një tjetër ndeshje e fortë, unë besoj se nga katër ndeshjet, përfshirë edhe Elbasanin ne do të marrim tetë pikë. Kështu do të ishim edhe në rrugë të mbarë për t'u shpallur kampionë. Do të ishte i titulli i parë për mua, pasi në Kroaci është shumë e vështirë, pasi gjithmonë dalin kampionë ose Dinamoe Zagrebit ose Hajduku i Splitit. Tirana – Dinamo në Shqipëri, si Hajduk-Dinamo në Kroaci"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›