Allmuça: “Ndaj Tiranës fitore, jo hakmarrje personale”

Mesfushori 27-vjecar Igli Allmuca është një nga ata lojtar të Dinamos, i cili u shpall kampion me Tiranën sezonin e kaluar. Ish-lojtari i Partizanit (fitoi një Kupë dhe një Superkupë me të kuqtë), autori i dy golave në fitoren 2-0 kundër Besës në transfertë e kupton shumë mirë forcën e bardhebluve.
"Është një derbi, dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për ecurinë tonë në kampionat. Kryesojmë me meritë dhe jam i bindur se kjo do të reflektojë edhe në ndeshjen direkt me Tiranën. Fitorja i përket skuadrës dhe zë pak vend në planin personal", - thotë Allmuca, i cili nuk e konsideron kurrsesi një hakmarrje personale fitoren ndaj ish-ekipit të tij.
"A do të jem kampion me Dinamon pas titullit me Tiranën? Të gjitha lojtarët luftojnë për ta fituar kampionatin. Është normale që ekipet më të mira kanë më shumë shanse. Unë do ta dëshiroja një titull, pavarsisht se për momentin që ndodhet kampionati ka akoma sfida të vështira". Igli është në një mendjen me trajnerin e tij, Agim Canaj. "Në derbi nuk mund të parashikosh asnjë rezultat. Më mirë t'ia lëmë fushës së lojës", - këmbëngul Igli.
Dy golat kundër Besës ishin edhe dy të parët për Allmucën për vitin 2008. "Janë futur në arkiv, nuk mund të mbahem vetëm me to".
Mesfushori pohon se nuk ndihet i mbingarkuar me emocionet e ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij. "Ajo më motivon më shumë është sfida delikate me Tiranën. Mendoj se është sfida më e rëndisshme për ne, por jo se kam gjë përsonale kundër saj".
Pas Tiranës, Dinamo do të ballafaqohet me Partizanin. Për Allmucën ka një aromë të vecantë, pasi ai është një prodhim i shkollës së kuqe, me të cilët luajti për gjashtë sezone. "Është shumë e vecantë për mua, por dëshiroj të kalojmë me sukses fillimisht Tiranën. Kush më intrigon më shumë? Janë dy dy rivale të denja me të cilat nuk është e lëhte të ndeshesh dhe që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion".
Igli është një nga lojtarët punëtorë të mesfushës, por asnjëherë nuk ka qenë në vëmendje të stafeve teknike të Kombëtares. Trajneri Ari Han do të jetë i pranishëm në derbi. "Më motivon prania, por kjo nuk do të thotë që të dal nga detyra taktike dhe të futem në aventurë. Fitorja e skuadrës është më e rëndësishmja".